Site icon Telegrafi

Varroset Mentor Palokaj, Unikkatil i jep lamtumirën e fundit vëllait të tij

Sot u varros reperi Mentor Palokaj, vdekja e të cilit tronditi të dielën opinionin publik.

I pranishëm për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të tij ishte edhe reperi i njohur shqiptar  Unikkatil, artisti, emri i vërtetë i të cilit është Viktor Palokaj.

Ai dukej tejet i emocionuar e i prekur teksa përcillte vëllanë për në banesën e fundit.

Foto: Unikkatil / Gazeta Demos

Reperi Mentor Palokaj i cili njihet po ashtu me nofkën “Tee”, u gjet i vdekur të dielën në një banesë në lagjen Arbëria në Prishtinë.

Rrethanat që çuan deri tek vdekja e tij ende nuk janë bërë të ditura.

Policia në vendngjarje kishte gjetur një armë zjarri e po ashtu substancë të dyshuar narkotike.

Unikkatil, përmes një postimi ditën e djeshme, u shpreh me dhimbje për vdekjen e vëllait të tij. /Telegrafi/

Exit mobile version