Telegrafi

Varroset legjenda Kirk Douglas

Michael dhe Kirk Douglas në vitin 1965 (Foto: Hulton Archive/Getty Images/Guliver)

Në varrezat e Parkut Memorial Village Westwood në Los Angeles, është varrosur legjenda hollivudiane, Kirk Douglas.

Njëri nga yjet e fundit të epokës së artë në Hollywood, ndërroi jetë para dy ditësh në moshën 103 vjeçare.

Lexo po ashtu Në moshën 103-vjeçare ka ndërruar jetë legjenda hollivudiane, Kirk Douglas

Në ceremoninë mortore që ishte private, morën pjesë familjarët e ngushtë të tij, në mesin e tyre, djali Michael Douglas (75 vjeçar) dhe bashkëshortja e tij, Catherine Zeta-Jones (50 vjeçare).

(Foto: SplashNews.com)

Në varrim ishte pjesëmarrës edhe njëri nga regjisorët më të mirë të kinematografisë botërore, Steven Spielberg.

Gruaja e Kirk, Anne, e cila është po ashtu në pleqëri të vonshme (100 vjeçare) është dukur shumë e pikëlluar në momentin e varrimit. /Telegrafi/

(Foto: SplashNews.com)