Këtë të mërkurë, është varrosur me nderime të larta fetare ish-kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Rexhep Boja.
Personalitete të shumta fetare, kombëtare, shtetërore së bashku me bashkëpunëtorë, miq e familjarë u mblodhën sot në varrezat e fshatit Kërrnicë të Klinës për t’i dhënë lumturinë e fundit njërit prej kontribuuesve më të mëdhenj të islamit në vend dhe shtet-ndërtimit të Kosovës.
Ai në vitin 1990 ishte zgjedhur kryetar i Bashkësisë Islame dhe më pas është rizgjedhur për tri mandate.
Këtë institucion e ka udhëhequr në kohët më të vështira nëpër të cilat ka kaluar Kosova që nga viti 1990 e deri më 2003.
Në vitin 1992 është zgjedhur dekan i Fakultetit të Studimeve Islame dhe ka vazhduar në këtë post për shumë vite.
Gjatë kohës sa ishte në krye të BIK-ut ka marrë pjesë në mbi 150 konferenca, simpoziume e takime të niveleve ndërkombëtare.
Rexhep Boja ishte edhe ambasador i Kosovës në Arabinë Saudite. /Telegrafi/