Site icon Telegrafi

Varroset 15-vjeçarja që vdiq në Itali

Është varrosur sot trupi i 15-vjeçares Brikena Mehmeti, në vendlindjen e saj, Prelloc të Skënderajt, e cila ndërroi jetë një javë më parë në Itali.

Familjarë, miq e të afërm i kanë dhënë lamtumirën e fundit.

Brikena ndërroi jetë pasi fillimisht kishte rënë në koma si rezultat i rëzimit nga dritarja e banesës derisa ishte në gjendje somnambul./Telegrafi/

Exit mobile version