Telegrafi

Varroset 11 vjeçari që humbi jetën në aksident trafiku në Mitrovicë

Foto: Ilustrim

Në Shipol të Mitrovicës është varrosur 11 vjeçari që humbi jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur dje.

11 vjeçari që ishte edhe futbollist i ekipit K.F Lushta ndërroi jetë pasi është goditur nga autobusi i ekipit ku luante, dje rreth orës 15:00, në fshatin Lushtë të Mitrovicës.

Në varrimin e të ndjerit kishte shumë të pranishëm, mes tyre edhe anëtarët e klubit ku fëmija luante edhe 11 vjeçari.