Site icon Telegrafi

Varrosen tri viktimat e aksidentit në Mramor

Sot ju dha lamtumira e fundit tri viktimave të fshatit Ponesh të Gjilanit, që vdiqën pas një aksidenti fatal të premten mbrëma.

Turma njerëzish shkuan te varrezat e fshatit për ta ndarë mërzinë me familjarët e të ndjerëve Agron Shala, 25 vjeç, Osman Shala, 65 vjeç, e Arife Shala, 88 vjeç.

Lexo po ashtu Kryeministri viziton familjen që humbi katër anëtarë në aksidentin në fshatin Mramor

Tri viktimat së bashku me viktimën tjetër, Elfete Rashitin, e cila u varros një ditë më parë, ishin aksidentuar me eskortën e ambasadores turke.

Për këtë rast janë angazhuar tre ekspertë që do të merren me gjetjen e fajtorit të aksidentit.

Ndërsa vetëm në 24 orët e fundit, në Kosovë janë shkaktuar 6 vdekje si pasojë e aksidenteve rrugore.

https://www.youtube.com/watch?v=2NZzx3kTf2Q

Exit mobile version