Një grua 79-vjeçe me aftësi të kufizuara e cila thuhet se u varrosë e gjallë në një varr nga djali i saj, ka mbijetuar mrekullisht pasi u bllokua në gropë për gati tre ditë, thanë autoritetet.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, policia në provincën Shaanxi në veri-perëndim të Kinës e shpëtoi nënën e paralizuar e njohur me mbiemrin e saj Wang, pasi reja e saj raportoi se ajo kishte humbur.
Djali 58-vjeçar, është arrestuar dhe përballet me një akuzë vrasje në tentativë, ndërsa hetimi mbi incidentin është duke u zhvilluar.
Pamjet shqetësuese shfaqin gruan e mbuluar në baltë, ndërsa dy oficerë policie e nxorrën nga gropa./Telegrafi/