Site icon Telegrafi

Varrimi i pazakontë që u shikua nga miliona njerëz, striptiz në lamtumirën e fundit – gjithçka ndodhi në Afrikën e Jugut

Në internet është duke qarkulluar një video e pazakontë, ku në një ceremoni mortore striptizet kanë argëtuar të pranishmit me vallëzim provokues.

Vajzat po vallëzonin sikur të ishte martuar dikush, e jo vdekur. Ato ngritën temperaturat tek ata që ishin në zi – e pamjet janë bërë virale dhe për pak orë morën miliona shikime, transmeton Telegrafi.

E këto pamje shumëkënd e kanë habitur dhe lënë pa fjalë, megjithatë në mediat ndërkombëtare raportohet se ishte një lloj lamtumire e pazakontë.

Ngjarja ka ndodhur më 31 korrik ku përcillej për në banesën e fundit Mduduzi “Carbury” Zwane, 26-vjeçari që merrej me striptiz dhe vallëzime ekzotike – kështu në varrimin e tij arritën një numër i kolegëve.

Ato e nderuan me vallëzim, e gjykuar nga pamjet familjarët e të ndjerit nuk kishin asgjë kundër këtij veprimi. Mduduzi “Cardbury” Zwane ishte vrarë në fund të korrikut, pasi u qëllua me armë nga një veturë në lëvizje.

Gjithçka ndodhi në Pretori, qytet ky në Afrikën e Jugut. /Telegrafi/

Exit mobile version