Ditë më parë, Keith Flint është varrosur në Essex, ndërsa mijëra fansa të muzikës së tij e kanë përcjellë funeralin.
Dashamirë të shumtë muzikës së yllit anglezit dhe të grupit “The Prodigy”, pas varrimit kanë bërë një ndejë të madhe të stilit ‘rave’.
Funeralin ishte udhëhequr nga një klerik kishtar, ndërsa fjalimin lamtumirës, ndër të tjerët e ka lexuar edhe aktori Paul Kaye.
Të gjithë kolegët e Flint nga grupi “The Prodigy” ishin të pranishëm në varrim, ndërsa trupi i pajetë i këngëtarit është bartur me një kerr që tërhiqej nga kali.
Muzikanti 49 vjeçar ishte gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në afërsi të Dunmoë më 4 mars, ndërsa më pas vdekja e tij u karakterizua si vetëvrasje. /Telegrafi/