Telegrafi

Varrimi i Alexei Navalnyt, kompanitë mortore po refuzojnë bartjen e trupit të pajetë pasi kanë marrë kërcënime

Kur kanë mbetur edhe disa orë deri në funeralin e Alexei Navalnyt, ekipi po vazhdon të has në vështirësi rreth organizimit të ceremonisë së lamtumirës.

Zëdhënësja e opozitarit të ndjerë, Kira Yarmysh tha se ata nuk kishin mundur të gjenin një veturë e bartjes së trupit të pajetë për ta dërguar trupin në kishë.

Lexo po ashtu Navalny për herë të fundit u pa i gjallë gjatë ditës së djeshme - shfaqen pamjet ku shihet duke buzëqeshur dhe u tallur me gjyqtarët

“Njerëz të panjohur po telefonojnë kompanitë mortore dhe po i kërcënojnë për bartjen e trupit të Alexeit”, tha ajo.

Funerali do të mbahet të premten (sot) në periferi të Moskës – dy javë pasi ai vdiq në një burg në Arktik, raporton bbc.

Të mërkurën, ekipi njoftoi se shërbimi përkujtimor do të mbahet në orën 14:00 (me orën lokale) në Moskë.

Varrimi do të bëhet më pas në varrezat e Borisovskoye rreth orës 16:00.

Lexo po ashtu Vdiq në burg, por kush ishte opozitari rus Alexei Navalny

Shërbimi i varrimit do të transmetohet gjithashtu në internet në kanalin e Navalny në YouTube.

Ndryshe, Navalny vdiq më 16 shkurt në një burg rus, ku po vuante disa dënime në saje të akuzave të sajuara. /Telegrafi/