Site icon Telegrafi

Varrim falas për shoferët e dehur

Në kompaninë McGuire, Jennings dhe Miller nga Georgia, vozitësit duhet të nënshkruajnë një deklaratë, ku do theksohet se më 31 dhjetor planifikojnë të dehen ose drogohen dhe më pas të drejtojnë makinat e tyre.

Nëse ndodhë që gjatë natës festive të humbin jetën në komunikacion, atëherë varrimi i tyre do të bëhet falas.

Zëdhënësi i kësaj kompanie ka bërë të ditur se, varrimet falas ofrohen në kuadër të aksionit “Operation Stop and Think”, që ka për qëllim t’i vetëdijesojë njerëzit të mendojnë mirë para se të vendosin të rrezikojnë jetën e tyre, ose jetët e personave të tjerë. /Telegrafi/

Exit mobile version