Një zbulim i ri doli në dritë pas gërmimeve të fundit arkeologjike pranë varrit monumental të parkut arkeologjik të Amantias.
Bëhet fjalë për një ekzemplar të rrallë të tipit të mbuluar me qemer, që i ruan pothuajse të gjithë elementët arkitektonikë. Specialistët vlerësojnë se përmasat e mëdha, veçoritë ndërtimore dhe elementet e mbulimit i japin monumentit vlera unikale.
Nga rezultatet paraprake mendohet që monumenti daton rreth shek. III p.e.s.