Site icon Telegrafi

Varri i Harry Potter gjendet në Izrael

Megjithatë, nuk është fjala për magjistarin e famshëm nga romani i shkrimtares britanike J.K. Rowling, por për 17-vjeçarin i cili iu bashkua ushtrisë britanike dhe vdiq në betejën afër Hebronit në vitin 1939.

Adhuruesit e Potterit e gjetën varrin në Ramli, në Izrael, derisa autoritetet nuk e dinin se ai ekzistonte. Varri tash më shumë tërheqë vëmendjen e vizitorëve sesa lokacionet arkeologjike në atë rajon.

Shumë hebrenj religjioz nuk lejojnë fëmijët e tyre t’i lexojnë romanet e Harry Potterit pasi mendojnë se ai ka qenë pagan. Edhe një emër tjetër i njohur i paraqitur në varrezat e Izraelit është William Shakespear, shofer i kamionit në ushtrinë britanike. /Telegrafi/

Exit mobile version