Telegrafi

Varrezat përplasin studentët me komunën (Video)

Parcela e ndarë nga Komuna e Ferizajt për varreza të qytetit, ka përplasur Komunën e Ferizajt dhe studentët e Universitetit të këtij qyteti.

Këta të fundit po thonë se ndërtimi i varrezave afër Universitetit është i dëmshëm për studentët, por edhe për nxënësit e shkollave të mesmeve që ndjekin mësimin në afërsi.

Këtë që thonë studentët e kundërshton Fatmir Azizi, drejtor i Drejtorisë për Pronë, Kadastër dhe Gjeodezi në komunën e Ferizajt, sipas të cilit se parcela e cila është ndarë për varreza është në fund të varrezave aktuale të qytetit dhe jo tek Universiteti.
Vendimin e komunës, studentët e Ferizajt e kanë kundërshtuar edhe nëpërmjet disa protestave. /KP