Telegrafi

Varreza plot, kryetari fshatit u thotë njerëzve mos vdisni

Në një urdhëresë të vendosur në zyrat e komunës, Kryeatri Gerard Lalanne u ka thënë 250 banorëve të fshatit Sarpourenx se "të gjithë personat të cilët nuk kanë një copë toke në varrezë dhe të cilët dëshirojnë të varrosen në Sarpourenx u ndalohet të vdesin në këtë komunë".

Madje urdhëresa shton: "Shkelësit e kësaj urdhërese do të dënohen ashpër".

Kryetari ka thënë se ka qenë i shtyrë të ndërmarrë masa drastike pasi që një gjykatë administrative në qytetin e afërm Pau ka vendosur në muajin janar se shtimi i pronës private me qëllim të zgjerimit të varrezës nuk do të arsyetohej.

Lalanne, i cili ka festuar ditëlindjen e tij të shtatëdhjetë të mërkurën dhe është duke kandiduar për të shtatën herë me radhë në zgjedhjet lokale, ka thënë se i vinte keq që nuk kishte pasur një rezultat pozitiv të dilemës.

"Mund të duket një gjë qesharake për disa, por jo edhe për mua", ka thënë ai.