Varret Ilire të Selcës do t’i nënshtrohen rehabilitimit të tyre pas dekadave të tëra të lëna në harresë të plotë, pa asnjë lloj investimi. Lajmin e mirë për këtë trashëgimi e ka dhënë ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila thotë se tashmë projekti i rehabilitimit është miratuar, me një vlerë prej 250 mijë eurosh.
“Unikale janë varret monumentale ilire në Selcë të Mokrës, shek. IV-III p.K., që gjenden në faqen lindore të kodrës së quajtur Gradishtë, në të cilën ndodhen gjurmët e qytetit ilir të Selcës së Poshtme. I vizituam bashke me Ambasadoren e Delegacionit Europian, Romana Vlahutin, për të prekur konkretisht jo vetëm një vlerë të rrallë të kulturës shqiptare, por edhe dobinë e projektit që kemi hartuar e miratuar”, shkruan Kumbaro në Facebook. /Telegrafi/