Një adoleshent ka arritur të ndalë një varkë të zbrazët që ishte në lëvizje, dhe vazhdimisht po bënte “rrathë” në liqenin Winnipesaukee në New Hampshire, SHBA.
Videoja e filmuar shfaq momentin kur 17-vjeçari Brady Procon kërcen nga “jet-ski” dhe përfundon në varkën të cilës ia fikë motorin, transmeton Telegrafi.
Rich Bono, autor i videos ka deklaruar se më vonë e kishte kuptuar se shoferi i varkës, një instruktor zhytjeje – ishte hedhur në ujë për të marrë një top tenisi.
Brady që i është bashkuar marinës amerikane vjeshtën e kaluar, ka thënë se kjo përvojë ishte e frikshme por edhe argëtuese për të.
“Do ta bëja sërish”, tha ai për mediat lokale, kurse veprimi i tij është cilësuar si veprim heroik për faktin se varka ka mundur të përplaset në ndonjë mjet tjetër lundrues – duke shkaktuar ndoshta edhe viktima. /Telegrafi/