Site icon Telegrafi

Varianti i zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar mund të çojë në ‘rritje të shpejtë’ të rasteve nga COVID-19 në SHBA, paralajmërojnë ekspertët

Një variant i zbuluar për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar mund të bëhet lloji dominues në SHBA deri në muajin mars, kanë paralajmëruar zyrtarët shëndetësorë.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve paralajmëruan “rritje të shpejtë” të rasteve nga varianti në javët e ardhshme.

Agjencia thotë se një rritje e tillë mund të kërcënojë më tej sistemet shëndetësore të tendosura tashmë nga një rritje e rasteve në dimër.

Paralajmërimi erdhi të premten derisa presidenti i zgjedhur Joe Biden shpalosi një plan për të rritur vaksinimet në SHBA.

Për të përmbushur synimin e tij për vaksinimin e 100 milionë amerikanëve brenda 100 ditëve të tij të para në detyrë, Biden theksoi se administrata e tij do të merrte një rol më aktiv në rritjen e shpërndarjes së vaksinave.

Ai planifikon që të hap qendra të reja të vaksinimit masiv, të punësojë punonjës shtesë shëndetësorë dhe të sigurohet që vaksina të jetë në dispozicion për të gjithë, përfshirë komunitetet e pakicave që janë goditur më rëndë nga epidemia. /Telegrafi/

Exit mobile version