Telegrafi

Varianti i ri i vaksinës së Pfizer kundër COVID-19 mund të ruhet për një kohë të gjatë në frigorifer dhe mund t’i jepet edhe fëmijëve

Kompania Pfizer ka azhurnuar informacionet për rregullatorin amerikan të Shëndetësisë, sa i përket variantit të ri të vaksinës kundër coronavirusit – e cila mund të futet në frigorifer dhe të qëndrojë deri në 10 javë.

Në raportet e mëhershme, kompania farmaceutike, pati njoftuar se po dërgon “të dhëna të qëndrueshme” Agjencisë amerikane të Ushqimit dhe Barnave dhe pret që formulimi dhe prodhimi i variantit të ri të aprovohet së shpejti për përdorim emergjent, transmeton Telegrafi.

Aktualisht ekzistojnë dy doza të vaksinës që mund të vendosen në frigorifer në temperatura shumë të ulëta nga minus 80 gradë deri në minus 60, që kanë afat përdorimi deri në gjashtë muaj. E nëse planifikohen të përdoren brenda dy javëve, ato ,und të ruhen edhe në temperatura më të “buta” nga 15 deri në minus 25 gradë.

Sapo të hapet njëherë ajo mund të ruhet në frigorifer në temperaturë prej 2 deri në 8 gradë – por sipas ekspertëve duhet patjetër të përdoret brenda pesë ditëve.

Megjithatë nëse aprovohet varianti i ri, ato do të mund të ruhen në frigoriferë deri në 75 ditë apo 10 javë.

Krejt kjo po ndodh pasi kompanitë Pfizer dhe partneri i saj gjerman BioNTech, planifikon të kërkojnë aprovimin e vaksinës për fëmijët të moshës 11-vjeq por edhe më të rinj. /Telegrafi/