Më shumë se 79 milionë njerëz janë infektuar me coronavirus në të gjithë botën, sipas të dhënave të fundit.
Por, një lloj i ri i virusit po përhapet gjithashtu, për të cilin ekspertët pretendojnë se është më ngjitës.
Një variant i ri i coronavirusit pandemik SARS-CoV-2, i cili po përhapet me shpejtësi në Britaninë e Madhe, u zbulua gjithashtu në Gjermani, njoftoi sot provinca gjermane e Baden-Württembergut, raporton faznet.
Personi i infektuar fluturoi në Frankfurt nga Britania më 20 dhjetor, ku kishte vizituar të afërmit dhe mori një rezultat pozitiv të testit pas mbërritjes, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e provincës gjermane jugperëndimore në Twitter.
Personi u transportua nga aeroporti me veturë nga anëtarët e familjes dhe që atëherë ishte izoluar në rezidencën familjare, shtoi ministria. /Telegrafi/
In Baden-Württemberg ist am Donnerstag bei einer Frau die in #Großbritannien entdeckte #Coronavirus-Mutation nachgewiesen worden: https://t.co/K6f8PjjC1s pic.twitter.com/sU8McPqhWa
— Frankfurter Allgemeine (@faznet) December 24, 2020