Site icon Telegrafi

Varianti Omicron: Mjekja ndan simptomën ‘mbizotëruese’ te personat e infektuar

Varianti Omicron i coronavirusit ka shkaktuar një mori masash të reja në të gjithë botën. Mbetet ende shumë për të mësuar rreth variantit të ri, por indikacionet e hershme janë shkak për shqetësim.

Doktoresha Angelique Coetzee, një mjeke private dhe kryetare e Shoqatës Mjekësore të Afrikës së Jugut, ishte një nga njerëzit e parë që paralajmëroi botën për ndikimin e dukshëm të llojit të ri.

Mjekja vëzhgoi një numër simptomash të dallueshme në shtatë pacientë në klinikën e saj. Ajo tha se simptomat ishin të ndryshme nga varianti dominues Delta, i cili aktualisht po terrorizon pjesën më të madhe të Evropës.

Duke folur për Reuters të hënën, ajo kujtoi se si një paciente e infektuar në klinikën e saj raportoi se ishte “jashtëzakonisht e lodhur” për dy ditë me dhimbje trupi dhe dhimbje koke.

“Ankesa klinike më mbizotëruese është lodhja e rëndë për një ose dy ditë. Me to, dhimbja e kokës dhe dhimbja e trupit”.

Pse varianti i ri është shkak për shqetësim?

Varianti Omicron përmban një sërë mutacionesh në proteinën e tij spike. Nëpërmjet proteinës së majës në shtresën e jashtme të virusit, virusi hyn në qelizat e trupit.

Ekziston frika se disa nga këto mutacione mund të shmangin përgjigjen imune të ofruar nga vaksinat aktuale. /Telegrafi/

Exit mobile version