Telegrafi

Varianti i coronavirusit i shfaqur në Mbretërinë e Bashkuar ‘godet’ edhe Zelandën e Re

Banorët e Auckland u zgjuan të hënën në një bllokim të ri, duke shpresuar që kufizimet e shkurtra dhe të mprehta tre-ditore të urdhëruara nga kryeministrja Jacinda Ardern të ndalojnë përhapjen e Covid-19.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kryeministrja Ardern ka thënë se testimi gjenomik kishte treguar se tre rastet e komunitetit ishin varianti i Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar.

Këto raste – një nënë, baba dhe bijë nga një familje e Auckland – nënkuptojnë që 1.6 milion banorët do të përballen me ndalime të lëvizjes jo thelbësore deri në mesnatën e së mërkurës, si pjesë e kufizimeve të nivelit të alarmit tre.

Siç bëhet e ditur, kjo është hera e dytë që banorët e Auckland u nënshtrohet masave emergjente që nga bllokimi më i rreptë 51-ditor i vitit të kaluar në të gjithë vendin, i cili ndihmoi Zelandën e Re të eliminonte virusin.

Pjesa tjetër e Zelandës së Re është vendosur në nivelin dytë të gatishmërisë, që kërkon distancën shoqërore, kufijtë në tubime dhe mbajtjen e maskës.

Gjithsesi nuk është ende e qartë nëse bllokimi do të zgjatet përtej mesnatës së të mërkurës, ndërsa autoritetet shëndetësore punojnë për të fituar një pamje të plotë të përhapjes së virusit. /Telegrafi/