Ekipi shkencor i Laboratorit për Gjenomikë të Avancuar në Institutin “Ruđer Bošković (RBI)”, i udhëhequr nga dr.sc. Oliver Vugrek, identifikoi praninë e një mutacioni të llojit brazilian në Kroaci.
Sipas mediave vendase, përcjell Telegrafi, nga një total prej 50 mostrash të analizuara, njëra konfirmoi një mutacion, i cili u përcaktua në llojin brazilian të coronavirusit, pra variantin B.1.1.28.
Siç thuhet më tej, këto mostra u mblodhën dhe u analizuan gjatë dhjetorit 2020 dhe janarit dhe shkurtit 2021.
Mostrat u mblodhën nga Poliklinika Medikol si pjesë e testimit PCR që kjo poliklinikë u ka ofruar qytetarëve që nga dhjetori i vitit 2020, dhe me pëlqimin e të cilës të njëjtat mostra u analizuan në Institut.
Mostrat thuhet se u mblodhën nga tri qytete kroate – Zagreb, Çakovec dhe Osijek, dhe lloji brazilian u konfirmua në një mostër nga Zagrebi që u testua më 30 janar 2021. /Telegrafi/