“Me padurim e presim Samitin BE – Ballkani Perëndimor javën e ardhshme në Slloveni. Ballkani Perëndimor është prioriteti kyç për Komisionin Evropian, ndërsa e ardhmja e rajonit është në BE. Biseduam se si mund ta çojmë procesin para të zgjerimit përmes hapjes së bisedimve për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”.
Kështu u shpreh sot në “Twiter”, eurokomesari për Zgjerim, Oliver Varhelyi i cili sot ishte për vizitë në Shkup, pas takimit me kryeministrin Zaev.
“Gëzohem që sërish vizitova Shkupit për të biseduar me kryeministrin Zaev. U pajtuam që të fillojmë t’i zbatojmë projektet më të rëndësishme në plan ekonomik dhe invetues për Ballkanin Perëndimor me qëllim që ta nxisim zhvillimin ekonomik të RMV-së dhe rajonit në BE”, shkroi Varhelyi.
Ai shtoi se një nga temat ka qenë edhe Samiti i ardhshëm që do të mbahet javën e ardhshme./Telegrafi/