Një pjesëtar i zyrës së Komisionerit Oliver Varhelyi ka rezultuar pozitiv me coronavirus duke detyruar kështu vendosjen në karantinë të eurokomisionerit dhe zyrtarëve të tjerë.
Vetë Varhelyi, përgjegjës për zgjerimin dhe fqinjësinë e mirë në Bashkimin Evropian, e përcolli lajmin përmes një postimi në Twitter.
“Jam njoftuar sot se një pjesëtar i skuadrës ka rezultuar pozitiv në një test për COVID-19. Në pritje të rezultatit, unë dhe pjesa tjetër e skuadrës të shqetësuar jemi vënë në karantinë në përmbushje të protokolleve dhe rregullave të shëndetit publik duke zhvendosur dhe punën. Ndihem mirë, nuk kam simptoma, rezultatet e testeve javën e shkuar kanë qenë negative. Qëndroni shëndoshë!” – shkroi Varhelyi.
Gjatë kësaj jave, komisioneri zhvilloi një tur vizitash në vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë, ku pati takime me udhëheqësit e të gjitha vendeve.
Në këto takime ai përcolli progres-raportet vjetore të mbajtura nga KE dhe planin për rimëkëmbjen ekonomike të rajonit të mbështetur nga BE-ja.
Varhelyi të enjten ishte në vizitë në Kosovë.
I was informed today that a member of my team tested positive for #COVID19. Pending new test results, myself&team members concerned are self-isolating in line with public health guidelines&teleworking. I feel well, have no symptoms, my tests in past week were negative. Stay safe!
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) October 11, 2020