Site icon Telegrafi

Varhelyi: Qëllimi është që muajin e ardhshëm të mbahet konferenca ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut

Hearing of Oliver VÁRHELYI , Commissioner-designate, Neigbourhood and Enlargement - Arrival - Opening statement - Q&A session

Komisioneri Evropian për Politikë të Fqinjësisë dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, duke folur për rëndësinë e zgjerimit të BE-së, tha se synimi është që muajin e ardhshëm të mbahet një konferencë ndërqeveritare me Serbinë dhe i bëri thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të bëjnë përparim në dialogun që është duke u ndërmjetësuar nga BE, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Beogradi dhe Prishtina duhet të bëjnë përparim në dialogun e udhëhequr nga BE-ja për të avancuar në rrugët e tyre drejt BE-së. Nevojitet një qasje konstruktive dhe duhet të shmangen veprimet e njëanshme që rrisin tensionet”, tha Varhelyi në konferencën ndërparlamentare mbi Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë (CFSP) dhe Politikën e Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes (CSDP) në Budapest, raporton “RTS”.

Ai shtoi se BE-ja duhet të vazhdojë negociatat e pranimit me Serbinë dhe të hapë Klasterin 3, i cili i referohet konkurrencës dhe rritjes gjithëpërfshirëse.

“Me Serbinë dhe Shqipërinë, ndoshta me Maqedoninë e Veriut, synimi ynë është të mbajmë konferenca ndërqeveritare në muajt e ardhshëm”, tha Varhelyi.

Duke iu referuar rezultateve të Komisionit Evropian në lidhje me politikën e zgjerimit, ai vuri në dukje Planin e Rritjes të miratuar së fundmi për Ballkanin Perëndimor, i cili hedh themelet për zbatimin e një integrimi të përshpejtuar në mënyrë që partnerët të jenë më të përgatitur për një proces të anëtarësimit.

Komisioneri Evropian theksoi se mbështetja totale financiare e BE-së për Ballkanin Perëndimor deri në vitin 2027 do të arrijë një “nivel të krahasueshëm të intensitetit të ndihmës” si në fondet aktuale të kohezionit dhe strukturore të BE-së, që do të thotë 90 për qind e intensitetit të ndihmës deri në vitin 2027./Telegrafi/

Exit mobile version