Eurokomesari për zgjerim Oliver Varhelyi, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Bullgari, njoftoi Komisioni Evropian.
Ndërsa siç raporton AIM; gjatë vizitës në Sofje, Varhelyi ka planifikuar takime me presidentin Rumen Radev dhe ministrin për Punë të Jashtme Svetllan Stoev, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nuk janë publikuar detaje për temat e takimeve, por siç njoftojnë mediumet bullgare, temë e diskutimit do të jetë edhe veto bullgare për nisjen e negociatave Maqedoni e Veriut – BE.
Kjo është vizita e dytë e eurokomesarit Oliver Varhelyi në Bullgari, pas asaj të 21 majit së bashku me ministrin portugez për Punë të Jashtme Augusto Santos Silva./Telegrafi/