Telegrafi

Varhelyi për rastin në Shtërpcë: Dhuna nuk justifikohet

Komisionari për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka reaguar pas plagosjes së dy të rinjve serbë në Shtërpcë.

“Jam i shokuar me sulmin e sotëm në Shtërpcë. Nuk mund të ketë justifikim për asnjë lloj dhunë”, është shprehur ai.

“U uroj shërim të shpejtë. Besoj se do të ketë hetim të plotë nga autoritetet e Kosovës”, ka shkruar Varhelyi në Tweet.

Dy persona, njëri 11-vjeçar e tjetri 21-vjeçar, janë plagosur këtë të premte në fshatin Drajkovc të Shtërpcës, pasi në drejtim të tyre është shtënë me armë zjarri nga një automjet në lëvizje.

I dyshuari për këtë rast, A.K. i moshës 33 vjeçar, është identifikuar dhe arrestuar nga Policia e Kosovës. /Telegrafi/