Site icon Telegrafi

Varhelyi për Maqedoninë: Ndryshimet kushtetuese janë të rëndësishme, na shqetëson numri i madh i rasteve me korrupsion

Hearing of Oliver VÁRHELYI , Commissioner-designate, Neigbourhood and Enlargement - Arrival - Opening statement - Q&A session

Komisioneri evropian për zgjerim Oliver Varhelyi, sot theksoi se Maqedonia duhet t’i bëjë reformat në sektorët e përmendur si të dobët në raportin e ri.

Ai thotë se liderët evropianë janë më së shumti të shqetësuar për nivelin e lartë të korrupsionit, por është i vendosur se nuk do të ketë përparim në integrimet evropiane pa ndryshimet kushtetuese.

“Qëllimi ynë është të hapim klasterin e parë para fundit të vitit me Shqipërinë. Për Maqedoninë e Veriut, autoritetet thonë publikisht se janë të gatshme për përparim drejt rrugës evropiane dhe tani që procesi i anëtarësimit ka kaluar, procesi i reformave drejt BE-së duhet të përshpejtohet”.

Lexo po ashtu Raporti i KE-së: Maqedonia e Veriut nuk ka bërë progres në asnjë fushë të rëndësishme

“Numri i madh i rasteve të korrupsionit është diçka shqetësuese. Duke trajtuar korrupsionin, duhet të arrihet një rezultat i mirë në hetimet dhe gjykimin e korrupsionit të lartë. Është e një rëndësie vendimtare. Ndryshimet kushtetuese janë të nevojshme, të gjitha partitë duhet të japin mbështetjen e tyre. Është një vendim i Maqedonisë së Veriut, por do të forcojë të drejtat themelore”, tha Oliver Varhelyi sot në Bruksel./Telegrafi/

Exit mobile version