Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq këtë pasdite realizoi një video takim me Komisionerin e për Zgjerimin e BE-së Oliver Varhelyi.
Varhelyi ofroi ndihmë konkrete në dixhitalizimin e gjyqësorit, si dhe ndihmë ekspertësh nga Komisioni Evropian atje ku është e nevojshme.
Gjatë bisedës, Ministri i prezantoi Komisionerit të BE-së reformat e fundit të zbatuara nga Qeveria dhe Ministria e Drejtësisë në mënyrë që të përmirësohet funksionimi i përgjithshëm i sistemit të drejtësisë.
“Komisioneri i BE-së Varhelyi mirëpriti bashkëpunimin e ngushtë dhe partneritetin me BE-në për reformat në terren, duke pasur parasysh që me fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, bashkëpunimi në sektorin e drejtësisë do të intensifikohet. Varhelyi gjithashtu theksoi rëndësinë e Kapitullit 23, i cili si pjesë e grupit themelore do të jetë me interes të vazhdueshëm për Komisionin dhe shtetet anëtare.
Për më tepër, Komisioneri Evropian theksoi se në periudhën e ardhshme është e nevojshme të punohet intensivisht në rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë dhe të mos lejohet që rastet të vjetrohen ose të mos veprojnë për rastet”, deklarojnë nga Ministria e Drejtësisë së Maqedonisë./Telegrafi/