Është e rëndësishme që Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria të zgjidhin mosmarrëveshjen midis tyre. Kjo u njoftua nga komisioneri për Zgjerim të BE-së Oliver Varhelyi, pasi taiit të realizuar me Presidentin Stevo Pendraovski.
Pendarovski sot po qëndron për vizitë zyrtare në Bruksel.
Ai po negocion fillimin e negociatave evropiane me vendin tonë. Varhelyi njoftoi mbështetjen për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut.
Sipas tij, duhet gjetur një zgjidhje reciprokisht e pranueshme. “Kjo është e rëndësishme për të dy palët,” tha ai.
Bullgaria këmbëngul në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dypalëshe përpara se të fillojë bisedimet në mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut. Të dyja palët vazhdojnë të diskutojnë këtë temë./Telegrafi/