Site icon Telegrafi

Varhelyi: Korniza negociuese për Maqedoninë e Veriut nuk do të ndryshohet

Kriteret për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE janë shumë të qarta. Nuk pres ndonjë ndryshim në Kornizën negociuese. Nuk mendoj se shtetet anëtare duan të rishikojnë kushtet.

Kështu deklaroi Oliver Varhelyi, Komisioneri Evropian për Zgjerimin dhe Çështjet e Fqinjësisë, në një intervistë për BGNES. I pyetur nëse ka ndonjë mundësi për ndryshimin e kushteve që RSM duhet të plotësojë, komisioneri evropian u përgjigj se nuk do të ketë një gjë të tillë.

“Kriteret janë shumë të qarta që nga viti 2022 kur është miratuar Korniza Negociative. Ato duhet të plotësohen dhe në këtë kuptim nuk pres ndonjë ndryshim. Unë nuk mendoj se shtetet anëtare do të duan të rishikojnë ndonjë nga kushtet. Është e qartë se ato duhet të përmbushen”.

“Shpresoj që menjëherë pas zgjedhjeve, qeveria e re në Maqedoninë e Veriut do ta marrë përsipër këtë punë dhe ne do të vazhdojmë të përmbushim kriteret”, shtoi ai.

Ndryshe, pas takimit të sotëm me presidentin bullgar Rumen Radev, theksoi se pret që ndryshimet kushtetuese në Maqedoni të kalojnë pas zgjedhjeve të 8 majit./Telegrafi/

Exit mobile version