Site icon Telegrafi

Varhelyi: Komisioni Evropian pret që Shkupi dhe Tirana të marrin datë para takimit në Zagreb

epa07994871 European Commissioner-designate in charge of neighborhood and enlargement policy, Oliver Varhelyi from Hungary during his hearing before the European Parliament in Brussels, Belgium, 14 November 2019. EPA-EFE/OLIVIER HOSLET

Komisioni Evropian pret që Shkupi dhe Tirana të marrin datë për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian para takimit në Zagreb në maj. Këtë e njoftoi në Kuvendin Evropian, komisari për zgjerim dhe fqinjësi, Oliver Varhelyi.

Ai shtoi se KE ka për qëllim ta përshpejtojë zhvillimin e rajonit me perspektivë të qartë evropiane, përcjell Telegraf Maqedoni.

Vahelyi shtoi se ndryshimet e rregullave për anëtarësim në BE të propozuara nga Komiteti para disa ditëve parashohin kërkesa më të qarta për vendet kandidate.

Sipas tij, nëse përsëri anulohet vendimi për caktimin e datës për nisjen e bisedimeve me Shkupin dhe Tiranën, do të ketë hapësirë për forcat e huaja. Ai ju bëri thirrje BE-së të trajtojë vendet e Ballkani Perëndimor si vende të bashkësisë./Telegrafi/

Exit mobile version