Telegrafi

Varhelyi javët e ardhshme pret fillim të bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE

Komisioni Evropian qëndron fuqishëm në rekomandimet e saja për hapjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe shpreson se vendet anëtare do të marrin vendim pozitiv në javët e ardhshme, theksoi eurokomisari për zgjerim Oliver Varhelyi pas publikimit të raportit të progresit për të dyja vendet.

“Pas miratimit të rishikimit të metodologjisë në shkurt, sot prezantojmë raportin ton për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ata tregojnë se vendet e kanë forcuar punën e tyre dhe kanë dhënë rezultate shtesë në fusha kyçe të konfirmuara në përfundimet e Këshillit të vitit 2018”, tha Varhelyi dhe shtoi se sipas KE-së janë përmbushur kriteret për fillimin e bisedimeve.

Raportet e publikuar sot janë përshëndetur për përparimin e të dyja vendeve. Për Maqedoninë e Veriut, KE vlerëson se vendet ka ndërmarrë hapa të rëndësishme për forcimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe luftës kundër korrupsionit, dhe se ka bërë reforma edhe në shërbimet e sigurisë dhe administratës publike./Telegrafi/