Site icon Telegrafi

Varhelyi: BE-ja përgatit plan ekonomik për zhvillim të Ballkanit Perëndimor

Bashkimi Evropian përgatit plan ekonomik për zhvillim të vendeve të Ballkanit Perëndimor që do të prezantohet në Samitin BE-Ballkani Perëndimor që duhet të mbahet në Zagreb në maj, bëri të ditur komisari evropian për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore, Oliver Varhelyi.

Plani ekonomik është njëri ndër tre hapat që i ndërmerr Komisioni Evropian në suaza të reformës së procesit negociues, ndërsa të cilët duhet të ndihmojnë për transformim efikas të shoqërive në vendet e rajonit dhe të sigurojnë rezultate konkrete.

Dy hapat e tjerë, krahas planit ekonomik, kanë të bëjnë në ndryshimin e metodologjisë për zgjerim të BE-së dhe hapjen e negociatave aderuese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Varhelyi, në përgjigjen me shkrim në pyetjen e eurodeputetes sllovene Irena Joveva për perspektivat evropiane të rajonit, thotë se KE-ja miratoi strategji të re për zgjerim që i përfshin vendet e Ballkanit Perëndimor me qëllim të jepet impuls i ri në këtë proces, duke e bërë, kredibil, dinamik dhe të parashikueshëm, dhe duke i dhënë shtytje të fuqishme politike. Kjo, thotë Varhelyi ka sjellë në vendim pozitiv për fillimin e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Mbështetja e vendeve të Ballkanit Perëndimor në përmbushjen e kushteve për anëtarësim në BE mbetet prioritet i KE-së. Punojmë në atë t’i aprovojmë mjetet e disponueshme për mbështetje në këtë proces. Përfundimisht, progresi i rrugës evropiane varet nga aftësia e secilit vend kandidat t’i zbatojë reformat dhe të tregojë rezultate me të cilat do të dëshmojë se janë përmbushur kushtet të cilat janë vendosur”, theksoi komisari evropian Oliver Varhelyi.

Exit mobile version