Në qytete të mëdha, e sidomos në kryeqytet rrallë mund të hasni në lagje të afërta me qendër dhe që plotësojnë të gjitha kriteret për një jetesë super të mirë.
E nëse dëshironi të jetoni shëndetshëm, sigurt dhe me komoditet të plotë në çdo aspekt, Vargu i Blertë është lagjja ideale për ju, një lagje e cila me të vërtetë po jetëson mushkëritë e qytetit. Kjo lagje ofron një sërë shtëpishë të tipologjive të ndryshme,atyre në varg me 34 njësi dhe shtëpi dyshe me 14 njësi, gjithmonë duke respektuar optimumin e parcelës për tipologjinë përkatëse të shtëpisë.
Ju nuk do ta keni asnjëherë problem qarkullimin me veturë, ose parkimin e saj pasi qasja në lagje bëhet nga rruga e planifikuar me 12m gjerësi. Dizajnimi i ambienteve të jashtme është bërë në baza funksionale dhe estetike, duke ofruar rehatinë e duhur, vizurat e këndshme për sy, poashtu intimitetin dhe komoditetin e nevojshëm për çdo familje.
Krahas privatësisë së lagjes, rëndësi e madhe i është kushtuar edhe hapësirës publike, duke ofruar sipërfaqe prej 22 ari për shfrytëzim publik, hapësirë e cila do të shërbejë për rekreacion, aktivitet fizik e sportiv, duke promovuar socializimin e banorëve pa dallim grup-moshe, e njëkohësisht duke kontribuar në shëndetin, si fizik, poashtu edhe atë mendor të çdo banori të lagjes.
E veçanta e lagjes është afërsia që ka me dy parqet, atë të Taukbahçes dhe atij të Gërmisë, për të kaluar kohë fantastike gjatë fundjavës.
Stafi profesional ka planifikuar çdo detaj të shtëpive nga lagjia “Vargu i Blertë”, duke i’u ofruar një lagje private, të sigurt dhe me mirëmbajtje 24h.
Hartimi i projektit të zgjidhjes urbane të lagjes “Vargu i Blertë” ka plotësuar të gjitha këto në përpikëmëri me kriteret urbane, arkitektonike dhe infrastrukturore të Planit Rregullues të Hollësishëm “Sofalia”, i cili është në fuqi.
Jetoni me shëndet dhe dinjitet të plotë në Vargu i Blertë, sepse është zgjedhja më e mirë dhe e duhura.
Për shumë informacione kontaktoni në:
Facebook: Pozhegu Brothers
Nr.tel: 045 543 222
E-mail: pozhegubrothers@gmail.com