Site icon Telegrafi

Vargjet prekëse të Norës për babanë!

Shtatë qershori, për familjen Istrefi gjithmonë do të përbëj një ditë të kobshme pasi në këtë kohë ka ndërruar jetë Nezir Istrefi.

Në këtë ditë, këngëtarja Nora Istrefi ka mbledhur veten për t’i shkruar ca vargje prekëse në kujtim të babait.

“Sot 12 vite pa ty Babi im i dashur. Më mungon çdo ditë. Ti ishe shembulli i një babai. Shihemi në botën e përtejme”, ka shkruar Nora në Instagram.

Vlen të ceket se Nezir Istrefi ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik teksa kthehej në shtëpi, Prishtinë. /Telegrafi/

Exit mobile version