Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovës, Nicholas Abbott iu është drejtuar me një vide-mesazh qytetarëve të Kosovës, në prag të përfundimit të mandatit të tij në vendin tonë.
Abbott në mesazhin e tij të fundit si ambasador ka ftuar liderët vendorë që të krijojnë një vizion modern për Kosovën demokratike.
“Konteksti ndërkombëtar mbetet një sfidë. Unë s’kam mjet të lehtë për të ofruar zgjidhje, por i ftoj këta që e udhëheqin Kosovën të krijojnë një vizion modern, të shteti demokratik që mbështet, inkurajon dhe i mbron qytetarët e vet”, ka thënë Abbott.
Ambasadori në largim i Britanisë së Madhe ka thënë se Kosova është vend i veçantë që meriton të jetë i suksesshëm.
“Unë mund t’ju siguroj se do të jeni gjithmonë në zemrat tona”, është shprehur ai.
Abbott ka përmbyllur këtë video-mesazh me poezinë Mëmëdhe të Andon Zako Çajupit. /Telegrafi/