Simpatizues të OBRM-PDUKM-së me automjetet e tyre sot pasdite në Shkup realizuan vargan protestues, në shenjë përkrahje për të paraburgosurit për ngjarjet e dhunshme të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Vargani, siç u paralajmërua, u nis prej sallës sportive “Jane Sandanski” në lagjen Aerodrom dhe përfundoi para ndërtesës së Gjykatës themelore Shkupi 1.
Në njërin prej automjeteve në varganin protestues ishte edhe lideri në largim i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski./Telegrafi/