Kur ekonomia performon dobët, super të pasurit humbasin miliarda. Në vitin 2015, pasuria e tyre është tkurrur me plot 300 miliardë dollarë, për të zbritur në 5100 miliardë.
Transferimi i aktivëve brenda familjes, deflacioni i lëndëve të para, si dhe forcimi i dollarit amerikan janë shkaktarët kryesorë të një “varfërimi” të tillë.
Pasuria mesatare e tyre ka zbritur në 3.7 nga 4 miliardë dollarë që ishte më parë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar vetëm 5 miliarderë të rinj në vitin 2015. Në Azi ndërkohë regjistrohet një miliarder i ri çdo tre ditë.
Më shumë se gjysma e 113 miliarderëve të rinj nga Azia, vijnë nga Kina. Një tjetër problem për miliarderët sot, është pikërisht transferimi i pasurisë te trashëgimtarët. Në 20 vitet e ardhshme, vlerësohet se një pasuri prej 2100 miliardë dollarësh do të duhet të transferohet.
Rreth 460 miliarderë duhet të studiojnë mënyrën më të mirë për të transferuar pasurinë e tyre. Europa regjistron numrin më të lartë të të pasurve në moshë, që zënë 54% të totalit.
Në vendet aziatike ndërkohë, 85% e miliarderëve janë të brezit të ri. /Telegrafi/