Site icon Telegrafi

Varfëria thyen rekord në SHBA

Numri i atyre që jetojnë nën nivelin minimal të varfërisë ka arritur në 46 milionë e 200 mijë. Pra në shtetin me ekonominë më të madhe në botë 1 nga 6 amerikanë është i varfër.

Të varfrit amerikanë kanë ardhur përsëri në rend pasi kandidati i Partisë Republikane Mitt Romney në një mbrëmje të organizuar për mbledhjen e donacioneve ka thënë se nuk i intereson 47 për qind e popullsisë që jeton e varur nga ndihmat sociale të shtetit.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që është ekonomia dhe superfuqia ushtarake më e madhe në botë rreth 46 milionë e 200 mijë banorë. Kjo do të thotë 15 për qind e popullsisë dhe është përqindja e nivelit më të lartë të 20 viteve të fundit.

Sipas statistikave të fundit, për herë të parë për pothuajse gjysmë shekulli, rritja e nivelit të skamjes po tregon një rritje me një shpejtësi kaq të madhe. Varfëria është më e përhapur nëpër rajonet jugore ku jeton shumica e popullsisë së afrikano-amerikanëve dhe e emigrantëve.

Kurse rekordin e ka New Mexico me 22.2 për qind. Ai ndiqet nga Luisiana, South Carolina dhe Arcansas.

Ndërkohë që të ardhurat mesatare për shtëpi po pakësohen edhe humnera midis të pasurve dhe të varfërve sa vjen dhe po thellohet. 17 milionë njerëz i janë afruar kufirit të urisë kurse 47 milionë të tjerë ushqehen me kartela ushqimore. Kurse 6 milionë e gjysmë fëmijë, jetojnë në shtëpi ku të ardhurat janë sa gjysma e kufirit të varfërisë. /Telegrafi/

Exit mobile version