Telegrafi

Varfëria në Nigeri, 26-vjeçari tentoi ta shet veten në ankand – arrestohet nga policia islamike

Policia islamike në Nigeri ka arrestuar të riun që tentoi ta shet veten në ankand, me qëllim që të largohet nga varfëria, raportojnë mediat lokale.

Ali Idris, rrobaqepësi 26-vjeç, u arrestua kur në rrjetin social filluan të qarkullojnë fotografitë e tij me mbishkrimin se është i gatshëm të shitet në ankand me çmim fillestar prej 20 milionë nairë (rreth 42.000 euro), transmeton Telegrafi.

Kano, në veri të Nigeri, është një prej dhjetë shteteve me shumicë myslimane ku aplikohet ligji i Sheriatit.

“E kemi arrestuar sepse e ofroi veten në shitje, që është e kundërligjshme sipas islamit”, ka shpjeguar Laval Ibrahim Fage, zëdhënës i policisë islamike – duke hedhur poshtë arsyetimet për varfëri dhe mosdije të rrobaqepësit të ri.

I riu gjatë javës së kaluar shëtiste rrugëve me mbishkrimin e vënë në qafë, kështu edhe e filmuan kalimtarët e rastit e fotografitë u shpërndanë në rrjetet sociale.

U shpjegonte gazetarëve se ka vendosur të shitet për të “dalë nga varfëria e padurueshme”, e paratë e fituara planifikonte t’ua jepte prindërve.Madje premtoi se do t’i qëndrojë besnik atij që do ta blinte.

Kujtojmë që Nigeria është prodhuesi më i madh në botë i naftës në Afrikë, e ky vend është goditur rëndë nga pandemia e coronavirusit dhe masat e izolimit që ndikuan në rënien e çmimeve të naftës. /Telegrafi/