Telegrafi

Varësja në vlerë pesë mijë euro që Nora Istrefi kishte vënë në dasmën e saj (Foto)

Këngëtarja e njohur Nora Istrefi njihet për jetën e saj luksoze që bën.

Ajo ka treguar se shpenzon shumë për të bërë një jetë sa më të mirë, dhe për të pasur paraqitje sa më glamuroze.

Istrefi ishte dukur bukur dhe me plot shkëlqim edhe në dasmën e saj të datës 2 shator, të vitit 2014.

Dasma e cila kushtoi afro 100 mijë euro, shuma të mëdha parash ishin hedhur vetëm për dukjen e këngëtares.

Ajo kishte veshur gjithsej tri vello atë natë, gjersa vetëm varësja prej ari që mbante në qafë kapte vlerën e pesë mijë eurove.

Varësja në fjalë ishte e modelit “Medusa Necklace” nga marka e njohur Versace, dhe kap shifrën në fjalë.

Këtë e bën të ditur edhe faqja “What they weari”, e cila tregon për çmimet që ata harxhojnë estrada në veshje për paraqitjet e tyre. /Telegrafi/