Site icon Telegrafi

Varësja e shtrenjtë e Flaka Krelanit në performancën e Festivalit të RTSH-së (Foto)

Këngëtarja Flaka Krelani është paraqitur mbrëmë (e mërkurë) në Festivalin e RTSH-së për herë të pestë, ku sërish është duke garuar për çmimin e madh, i cili e dërgon drejt Eurovisionit.

“Orisis” titullohet kënga me të cilën ajo paraqitet sivjet në këtë festival, teksa është shfaqur shpërthyese mbrëmë në interpretimin e saj.

Lexo po ashtu Flaka Krelani zëri më i mirë femër këtë vit në "Kënga Magjike" (Foto)

Këngëtarja Krelani i kishte kushtuar kujdes të madh edhe veshjes, e cila ishte e dizajnuar nga stilistja e njohur kosovare Dona Matoshi.

E veshur me një kostum të zi, flokë të shkurtëra në stilin klasik, Flaka dukej mjaft e përsosur në çdo aspekt të paraqitjes.

Ajo çfarë ra më shumë në sy ishte varësja në qafën e këngëtares, e cila ishte shumë e madhe dhe plot shkëlqim, teksa e vlera e saj kap shifra mjaft të larta.

Krelani ka publikuar në Instagram Story një fotografi të varëses, teksa edhe ajo vet ka treguar faktin se ajo ishte një ndër elementet kyç në veshjen e natës së mbrëmshme. /Telegrafi/

Varësja e shtrenjtë e Flaka Krelanit mbrëmë në Festivalin e RTSH-së.

 

https://www.youtube.com/watch?v=uH9b0BiNa9M

Exit mobile version