Shtimi i përdoruesve të lëndëve narkotike dhe veçanërisht drogave të forta, është ndër problemet më shqetësuese të shoqërisë shqiptare.
Por krahas shtimit të përdoruesve, një shifër sado pak ngushëlluese, është edhe shtimi i numrit të persona që kërkojnë ndihmë për t’u shkëputur nga varësia e drogës.
Orges Hysenaj, nga qendra e rehabilitimit Teen Challenge Albania, tregon se kryesisht në qendër shkojnë persona mbi 30 vjeç, të cilët sipas tij kanë humbur shpresën.
“Na vijnë individë kryesisht mbi 30 vjeç, edhe pse kemi pasur edhe 18-vjeçare. Ata vijnë aty të pashpresë. Ata vijnë të frikësuar. “A do t’ia dalë dot?” Rastet më të suksesshme janë ato kur individi na kontakton vetë, pasi ai e ka pranuar problemin”, shprehet Orges Hysenaj, nga qendra e rehabilitimit Teen Challenge Albania.
Toksikologia Amarda Gashi tregon se janë shtuar përdoruesit e kokainë, ndërsa thekson se marijuana është një drogë hyrëse për të tjerat.
“Ka nevojë për ndihmë. Në momentin kur paraqiten në pavion, pas komunikimin me mjekun, bëhet një plan i detajuar. Kohët e fundit kemi pasur më shumë përdorurës të kokainë, por edhe të heroinës, pasi janë kronikë. Ata që kanë probleme me marijuanët lidhen edhe me psikiatrinë. Sepse kjo drogë shkakton drejtpërdrejt psikoza, skizofreni, halucinacione. Kjo është një drogë hyrëse për të gjitha të tjerat”, tregon toksikologia”, u shpreh Gashi. /A2 CNN/