Dr. Ziv Cohen, një psikiatër mjeko-ligjor thotë se “standardi i artë me të cilin ne mendojmë për varësi, përcaktohet nga mënyra se si substancat, sjelljet ose aktivitetet shkaktojnë përgjigje të caktuara të trurit”
Kjo është provë neurobiologjike e varësisë, të cilën studiuesit e kanë parë tek njerëzit që luajnë bixhoz ose konsumojnë drogë ose alkool, por kryesisht jo tek ata që janë identifikuar si të varur nga seksi ose pornografia, shkruan CNN.
Për këtë arsye, varësia ndaj seksit është refuzuar më parë për përfshirje në Manualin Diagnostikues dhe Statistikor të Çrregullimeve Mendore të Shoqatës Amerikane të Psikiatrisë, manual i përdorur nga profesionistë të kujdesit shëndetësor si udhëzues për diagnostikimin e çrregullimeve mendore.
Megjithatë, njerëzit ende trajtohen ose kërkojnë mbështetje për problemet e varësisë ndaj seksit.
Sipas mjekëve, simptomat e varësive përfshijnë “pak kontroll mbi sjelljen, dëme sociale, përdorim që vazhdon pavarësisht rreziqeve të qarta fizike dhe rreziqeve të tjera për individin etj”.
Fakti se “varësia ndaj seksit” nuk është një varësi e mirëfilltë, nuk do të thotë se problemet e njerëzve me seksin nuk janë reale, citon Anabel.
Aktiviteti i trurit nuk është mënyra e vetme me të cilën profesionistët e shëndetit mendor identifikojnë dhe diagnostikojnë një çrregullim.
Ajo që duhet të merret në konsideratë më shumë se gjithçka është nëse ky problem po ndërhyn në aftësinë e këtij personi për të funksionuar në aspekte të ndryshme të jetës!
Si përfundim, a ekziston “varësia ndaj seksit”? Edhe po, edhe jo. /Telegrafi/