Telegrafi

Varëset me kamerë brenda, po vendosen nga perversët nëpër tualete publike (Foto)

Në Floridë të Shteteve të Bashkuara, forcat e rendit kanë hequr nga tualetet publike tri varëse që ishin vendosur në tualetet publike.

Brenda këtyre pajisjeve me pamje të zakontë, është e vendosur një kamerë e vogël që filmon për dy orë, ndërsa mund të blihet në internet për rreth 25 euro, transmeton Telegrafi.

Kamera brenda varëses për rrobe

Me anë tyre, perversët po përpiqen të kapin pamjet e padenja të shfrytëzuesve të tualeteve, kabinave për zhveshje dhe dhoma të hoteleve.

Deri më tani, në shumë vende është raportuar se janë shitur, por nuk bëhet e ditur se sa prej tyre janë shfrytëzuar.

Kamera brenda varëses për rrobe

“Po që se shihni një të tillë, largohuni menjëherë dhe mos e prekni, por lajmëroni autoritet”, është thënë lidhur me rastin. /Telegrafi/