Në Floridë të Shteteve të Bashkuara, forcat e rendit kanë hequr nga tualetet publike tri varëse që ishin vendosur në tualetet publike.
Brenda këtyre pajisjeve me pamje të zakontë, është e vendosur një kamerë e vogël që filmon për dy orë, ndërsa mund të blihet në internet për rreth 25 euro, transmeton Telegrafi.
Me anë tyre, perversët po përpiqen të kapin pamjet e padenja të shfrytëzuesve të tualeteve, kabinave për zhveshje dhe dhoma të hoteleve.
Deri më tani, në shumë vende është raportuar se janë shitur, por nuk bëhet e ditur se sa prej tyre janë shfrytëzuar.
“Po që se shihni një të tillë, largohuni menjëherë dhe mos e prekni, por lajmëroni autoritet”, është thënë lidhur me rastin. /Telegrafi/