Sulmuesi i Leicester City, Jamie Vardy është zgjedhur Lojtari i Vitit i Ligës Premier, për sezonin 2015-2016.
Këtë çmim, për sulmuesin anglez e ka ndarë Asociacioni i Gazetarëve të Futbollit në Angli, transmeton Telegrafi.
Dhe ky nuk është çmimi i vetëm për futbollistët e pretendentit kryesor për kampion në Ligën Premier, Leicester City.
Bashkëlojtari i Vardyt, Riyad Mahrez kishte fituar çmimin PFA Lojtari më i mirë i vitit 2016 , javën e kaluar.
Vardy, 29-vjeçar, gjatë këtij sezoni ka shënuar 22 gola në 36 paraqitje në të gjitha garat. /Telegrafi/