Telegrafi

Vardisja e çmendur: Shtrihet në binarë të trenit në lëvizje, për të lënë përshtypje tek disa vajza

Në Mançester të Anglisë, një adoleshent është shtrirë dhe ka qëndruar në binarë, ndërsa treni është afruar shumë parë tij.

Djaloshi 12-vjeçar që mbetet i paemëruar, e ka bërë këtë veprim për të rënë në sy të pesë vajzave që ndodheshin para tij.

Në të njëjtën kohë, edhe moshataret e tij ishin duke rrezikuar, sepse rinin ulur në platformë e i kishin vënë këmbët në hapësirën ku kalon treni, transmeton Telegrafi.

Personi që e ka bërë fotografinë, ka thënë se i ka tërhequr vërejtjen djaloshit i cili nuk është ngritur nga binarët derisa është afruar treni.

Policia e ka identifikuar djaloshin dhe i ka njoftuar autoritetet e shkollës, si dhe prindërit e djaloshit.

Kjo fotografi po shpërndahet në rrjete sociale, kryesisht nga prindërit e brengosur, që nuk duan fëmijët e tyre të bëjnë veprime të këtilla. /Telegrafi/